Ai është përshkruar si “Grali i Shenjtë” i anijeve të mbytura që mban një një prej thesareve më të çmuara që kanë humbur ndonjëherë në det.

E quajtur “San Jose”, anija spanjolle e shekullit të 18-të u zbulua përpara tre vitesh pranë brigjeve të Kolumbisë.

Tani janë zbuluar disa detaje të reja lidhur me gjetjen e anijes, e cila ka një thesar me vlerë 17 milionë dollarë.

Sipas “Woods Hole Oceanographic Institution” (WHOI), San Jose u lokalizua nga një robot autonom nënujor.

REMUS 6000 – i cili kishte ndihmuar edhe në gjetjen e asaj që kishte mbetur nga avioni Air France 447 në 2011-n – përdori një hidrolokator për ta gjetur San Jose, në një thellësi 600 metra nën ujë.

Institucioni tha se nuk e kishte bërë të ditur përfshirjen e tij në këtë zbulim në respekt ndaj qeverisë kolumbiane.

Pjesë nga thesari i anijes

Vendndodhja ekzakte anijes vazhdon të mbetet sekret për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me faktin se kujt i përket thesari marramendës që ndodhet në të.

Anija me 62 topa, u fundos më 8 qershor 1708, me 600 njerëz në bord si dhe me një thesar të përbërë nga ar, argjend dhe xhevahirë gjatë një beteje me anijet britanike gjatë luftës Britaniko-Spanjolle.

San Jose-ja po e transportonte thesarin e madh për në Spanjë për të ndihmuar financat e saj në luftën ndaj Britanisë.

Anija u zbulua në brigjet e Barus që sot i përket Kolumbisë, pranë ishujve Rosario.

Ajo u zbulua më 2015 nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, nga marina kolumbiane dhe instituti arkeologjik i këtij vendi.

Nga lokalizimi me robot