Për shekuj me rradhë, njerëzimi mendonte se egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat duke transportuar blloqe të mëdha graniti.
Megjithatë, inxhinieri Peter James e ka cilësuar këtë gjë të "pamundur". Ai beson se është e kundërta e asaj çka ne shikojmë sot.
Pra, fillimisht është ndërtuar një bërthamë e brendshme duke përdorur blloqe më të vogla dhe më të lehta, se sa gurët e mëdhenj që janë vendosur në pjesën e jashtme. Më pas, është bërë ndërtimi i pjesës së jashtme të piramidës duke përdorur skela.
Inxhinieri Peter James dhe kompania e tij 'Cintec' prej më shumë se 18 vitesh merren me restaurimin e piramidave egjiptiane.

Duke folur për gazetën britanike Daily Mail, Peter James tha se "teoritë aktuale janë të pakuptimta". "Vetëm shikoni numrat. Sipas teorive aktuale, për të vendosur 2 milionë blloqe, egjiptianët do të duhej të vendosnin një bllok të madh çdo 3 minuta.
Unë besoj se egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat njësoj si ndërtohen sot shtëpitë moderne", tha inxhinieri. Ai thotë se fillimisht, ishin përcaktuar 4 cepat e piramidës,njësoj si 4 cepat e një shtëpie.
"Pas kësaj,është ndërtuar dhoma e varrimit duke përdorur granit", vazhdon argumentimi i inxhinierit Peter James.
Sipas tij, duke flluar nga muret e dhomës së varrimit, egjiptianët kanë ndërtuar platforma të pjerrëta. Peter hedh poshtë edhe atë çka njerëzit besojnë, se egjiptianët i ndërtuan piramidat si një shkallë për të shkuar në parajsë dhe tek Zotat. "Është më e thjeshtë se kaq", shprehet inxhinieri.
Piramida është menduar të jetë në këtë formë si simbolikë e rrezeve të diellit dhe ato ishin ndërtuar në pjesën perëndimore të lumit Nil, kështu që shpirti i Faraonit mund të bashkohet me diellin.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com