Report TV ka arritur të zbardh detaje të reja nga arrestimi i avokatit Gazmir Xhurxhi, i cili u arrestua ditën e djeshme nga uniformat blu të kryeqytetit me akuzën e “Mashtrimit”.

Mësohet se Xhurxhi i kishte marrë 1.7 milionë lekë të reja klientit të tij me iniciale H.D, duke i dalë garant se do i dorëzonte në bankë dhe do të arrinte të negocionte me bankën për të shtyrë afatin e kredisë që H.D kishte marrë.

Avokati Xhurxhi i kishte thanë se marrëveshja ishte arritur, ndërkohë që pas pagesës 1.7 milionë lekësh, H.D nuk i kishte paguar këstet për një vit.  Mashtrimi është kuptuar nga H.D vetëm në momentin që në shtëpinë e tij ka shkuar përmbarimi.

Avokati Xhurxhi rrezikon një dënim nga 1-5 vite burg, ndërsa klienti i tij ka kërkuar rikthimin e shumës së marrë nëpërmjet mashtrimit nga ana e avokatit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com