Ja si më kuroi kancerin Nënë
Tereza, për mua është ZOTVeshje e Nënë Terezës, simbol i varfërisë

Ja si më kuroi kancerin Nënë<br />Tereza, për mua është ZOTVeshje e Nënë Terezës, simbol i varfërisë
Tashmë Shqipëria ka shenjtoren e saj. Nga dita e sotme Nënë Tereza do të njihet si Shën Tereza e Kalkutës. Dy janë mrekullitë të njohura botërisht çka i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare .

Monika Besra nëna e 5 fëmijëve është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak. Ndërsa në vitin 2015 Papa Françesku njohu edhe mrekullinë e dytë, ku një 25 vjecar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.
 
Monica Besra jeton në një fshat të thellë të Indisë në kufi mes Bangladeshit, Nepalit dhe Butanit. Ajo e konsideron Nënë Terezën si ZOT dhe rrefen se si shenjtorja i kuroi kancerin
 
"Isha e diagnostikuar me tumor në stomak. Mora shumë ilaçe dhe mjekime, por ato nuk më ndihmuan. Asgjë nuk funksionoi. Në përvjetorin e parë të vdekjes së Nënë Terezës, të gjithë shkuan në kishë por unë nuk mund të ngrihesha nga krevati. Pastaj dikush më ndihmoi dhe shkova në kishë", deklaron Monica Besra

Monica Besra që njohet dhe si mrekullia e parë e Nënë Terezës deklaron se në momentin që hyri në kishë dicka e cudishme ndodhi.

"Sapo hyra në kishë ndjeva që një dritë doli nga fotografia e Nënë Terezës dhe hyri në trupin tim. Drita më verboi. Fillova të dridhesha. U ula në gjunjë dhe fillova të lutesha.
Ndihesha e sëmurë dhe i kërkova një gruaje të më ndihmonte të kthehesha në krevat. Pastaj u ula sërish në krevat dhe nisa që të lutesha sërish. Kisha shumë dhimbje, madje as nuk fjeta. Kur u zgjova ndihesha shumë e ndricuar. Nuk kisha më tumor në stomak. Isha shëruar
", deklaron Monica Besra

 Në vitin 2002 Vatikani njohu mrekullinë e parë të Nënë Terezës
 
Monica Basra tregon se e njeh Nënë Terezën si Zot.

"Tani ndihem shumë mirë. Unë e konsideroj Nënë terezën si Zot. Unë gjithmonë lutem për të. Kam dëgjuar që shumë njerëz janë shëruar pasi i janë lutur Nënë Terezës", thotë Monica Basra në një intervistë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë