Intruktorja Anila Kambo: Rezultati më i mirë dhe më i shpejtë janë ushtrimet e duhura për muskujt e barkut duke përdorur pesha tek këmbët.
Për të patur një barkë të sheshtë dhe me muskuj të tonifikuar çdo grua dhe vajzë do e dëshironte.
Mirpo, edhe pse ne ushtrohemi për të arritur një rezultat të mirë të paraqitjes së barkut nuk kemi një pjesë abdominale të mirë. Kjo për shkak edhe të ushtrimeve jo të duhura që ne bëjmë për muskujt e barkut.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit instruktorja Anila Kambo na tregon të gjitha ushtrimet e duhura për të patur një barkë të sheshtë dhe me muskujt të tendosur. Ajo thotë se e rëndësishme është që bëhen ato ushtrime në pozicionet e duhura që të mos dëmtohen muskujt për të arritur atë rezultat që duam.
Por, ajo thotë se për të patur një rezultat më të shpejtë në një kohë të shkurtër “këto ushtrime për të evidentuar më mirë pjesën e barkut duhet të përdorim pesha të rënda tek këmbët”. Për më tepër ajo thotë se “këto janë ushtrime të vështira që nuk këshillohen për fillestarët”.
Shpeshherë na ndodh të shohim njerëz që kryejnë me qindra përkulje barku në pajisjet e tyre, megjithatë ata nuk kanë atë rezultat që dëshirojnë në pjesën abdominale të tyre.
Instruktorja Anila i demostroj këto ushtrime me përkulje të trupit përpara, përkuljet e kundërta ku këmbët dhe pjesa e sipërme e trupit ngrihen njëkohësisht.
Përkulje të barkut, ngritja e gjunjëve, përkuljet klasike të barkut, pastaj ushtrime me përkulje anësorë dhe ushtrime bosht-rrotulluese. Të gjitha këto ushtrime instruktorja i demostroj me pesha të vendosura në kycet e këmbëve në mënyrë për të patur një rezultat në një kohë më të shpejtë.
instruktorja shpjegon dhe në mënyrë anatomike pjesën e regjonit të barkut duke thënë se “gjëja e parë që duhet të dimë është njohja e dallimit midis muskulit dhe dhjamit. Dhjami paraqet tepricën e kalorive të marra përmes ushqimit, të cilin organizmi e ruan si shtresim mbi indin muskulor.
Por këto ushtrime mund të kryhen edhe në shtëpi. Anila tha se “këto grupe ushtrimesh i mësojnë dhe më pas nuk është e domosdoshme për të frekuentuar palestrën pasi ato mund t`i bëjnë edhe në shtëpi”.
Format e ndryshme të trupave kanë dhe ushtrime të ndryshme që bëhen për barkun. Ushtrimet e plota për muskujt e barkut bëhen më tepër për ato femra që kanë këmbë të holla dhe kanë bark të theksuar.instruktorja thotë se “pjesa abdominale është pjesa më e rëndësishme se çdo pjesë tjetër e trupit”.
Burrat dhe djemtë të cilët kanë një barkë të madh që shpesh herë njihet dhe si barku i birrës mund të hiqet me anë të këtyre ushtrimeve por gjithmonë duke u kujdesur për kaloritë që ato marrin në trup. Anila Kambo thotë se “ky bark mund të eleminohet vetëm në qoftë se eleminohet alkooli dhe përmirësohet ushqimi.
Nëse keni qasje serioze ndaj caqeve tuaja shëndetësore dhe atyre te fitnesit dhe nëse jeni të gatshëm për një bark të rrafshët, atëherë përdorni strategjitë e përmendura më lartë, sepse mund t’ju ndihmojnë në kontrollimin e metabolizmit dhe djegien e yndyrave të tepërta trupore për t`u dukur bukur në paraqitjen tuaj trupore.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com