Ja si mungesa e opozitës në
Kuvend bllokon Vettingun

Ja si mungesa e opozitës në<br />Kuvend bllokon Vettingun
TIRANE-Sot është afat i fundit kur në seancë e Kuvendi duhet të miratohet ngritja e komisionit Ad Hoc, që merr në shqyrtim listat e hartuara me kandidatët që do të zbatojnë ligjin e Vettingut.
 
Ky komision përbehet nga gjashtë anëtarë, tre nga shumica dhe tre nga opozita parlamentare dhe merr në shqyrtim listat e hartuara nga Avokati i Popullit dhe vlerësimet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, për të përcaktuar kandidaturat që do ti nënshtrohen kontrollit në dy komisionet e tjera.

Ngritja e Komisionit Ad Hoc te Kuvendit mund të miratohet me shumicë të thjeshtë (pra edhe pa opozita). Ndërkohë maxhoranca dhe opozita duhet të propozojnë anëtarët për përbërjen e këtij Komisioni. Nëse opozita nuk përcakton emrat e përfaqësuesve të tyre në komisionet Ad Hoc, procesi i Vettingut s’mund të nis të zbatohet.
 
Ndërkaq dy komisionet e tjera, përzgjedhëse, janë të përbëra respektivisht nga 6 dhe 12 anëtarë secili, me pjesëmarrje të barabartë të shumicës dhe pakicës parlamentare.
Komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë duhet te përzgjedh anëtarët e Kolegjit të Apelimit duke zgjedhur, me votim të fshehtë elektronik, shtatë gjyqtarë titullarë dhe dy kandidatë zëvendësues.

Komisioni ad hoc me 12 anëtarë përzgjedh 12 anëtarët e komisionit të rivlerësimit, dykandidatët zëvendësues, dy komisionerët publikë dhe dy kandidatët zëvendësues për komisioner publik.

Lista përfundimtare me emrat e komisionerëve, gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit dhe komisionarëve publikë të zgjedhur, bashkë me rezultatet e votimit të prodhuara nga sistemi elektronik, i dërgohen brenda dy ditëve Kryetarit të Kuvendit, i cili menjëherë cakton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare, si dhe i përcjell të gjithë deputetëve këtë listë.

Pas kësaj, Kuvendi në seancë plenare aprovon ose rrëzon listën e dërguar nga komisionet ad hoc të përzgjedhjes. Lista e dërguar miratohet me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve (84 vota) të Kuvendit brenda 10 ditëve. Ky është momenti i dyte kur mungesa e disa deputete nga maxhoranca, (që aktualisht e ka numrin e nevojshëm) mund të bllokoi procesin e Vettingut.

Në fakt, nëse kjo shumicë nuk arrihet komisionet ad hoc ri kryejnë procesin e përzgjedhjes dhe dërgojnë një listë të dytë brenda 10 ditëve. Në votimin e listës së dytë Kuvendi mund ta rrëzojë listën e propozuar nëse në favor të rrëzimit votojnë 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij (94 vota). Në rast, nëse kjo shumicë nuk arrihet kandidatët konsiderohen të zgjedhur.

Në rast se lista rrëzohet nga Kuvendi me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të tij procedurat përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të ri vlerësimit kalimtar rifillojnë që nga fillimi me shpalljen e vendeve vakante nga Presidenti i Republikës.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë