Çifti i të rinjve që arrinin të vidhnin automjetet me pult elektronik, janë liruar nga qelia krejt papritur, megjithëse ndaj tyre janë siguruar provat e nevojshme se ishin autorë të një seri vjdhjesh në Tiranë. Devis Muka dhe mikesha e tij Matilda Sulaj të akuzuar nga policia se kishin vjedhur syze të shtrenjta,ora “Rolex” dhe 250 euro janë liruar dy ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Tiranës.

Ka qenë prokuroria Eliana Kombi e cila ka kërkuar fillimisht për Devis Mukën masën e sigurisë të “arrestit në burg”, por çuditërisht kjo masë është ndryshuar nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Gazeta “Shqiptarja.com” disponon dhe shkresat që vetë prokuroria e Tiranës ka përpiluar dhe më pas masa e “Arrestit në burg” është fshirë ndërëkohë që masa tjetër e “detyrimit për paraqitje” është shkruar me shkrim dore me stilolaps.

faksimile urdhri

faksimile urdhri

faksimile urdhri

Nuk dihet arsyet se pse është bërë ky ndryshim i menjëhershëm dhe i shpejtë lidhur me lirimin e të arrestuarit për vjedhje Devis Muka. Akoma me e çuditshme është fakti se çfarë prova mund të kenë dorëzuar avokatët mbrojtës në prokurori, të cilët kanë vendosur lirimin e menjëherëshëm të Devis Muka.

Ky i fundit në dëshminë e tij është shprehur se e ka babain drejtor në Ministrinë e Bujqësisë por pa specifikuar konkretisht sektorin që ai mbulon.

Pavarësisht kësaj, gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë duke vendosur masën e sigurisë të “detyrimit të paraqitjes” çka do të thotë se çifti duhet të paraqiten në Policinë gjyqësore çdo të hënë në orën 10:00 të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Redaksia Online
Shqiptarja.com