Ja si pallati i Bashës ka vjedhur
detin e Vlorës, fotot satelitore

Ja si pallati i Bashës ka vjedhur<br />detin e Vlorës, fotot satelitore
TIRANE- Zbardhen fotot satelitore të vendosjes së pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës të ndërtuar në Vlorë. Një foto e 2007 dhe një foto e ditëve të sotme, tregon atë që ka ndodhur në të vërtetë më këtë objekt, shumë të kontestuar dhe debatuar nga qytetarët e Vlorës. Fotot tregojnë se kompleksi “Jon” është ndërtuar jo në tokë, por mbi ujërat e detit Adriatik.

Ndërtimit i pallatit në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, jo vetëm që nuk ka kursyer bregdetin më të burkur të Vlorës, por babëzia për tu zgjeruar nuk ka kursyer dhe rrugën “Aleksandër Moisiu” që të çon në tunelin e “Ujit të Ftohtë”.

Në dy foto satelitore që gazeta “Shqiptarja.com” i disponon ekskluzivisht dallohet qartë krimi që është bërë në këtë rast, ku si nga ana e detit ashtu dhe nga ana e rrugës nacionale, pallati i Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës është zgjeruar. Skandali merr përmasa akoma dhe më të mëdha kur një gjë e tillë është bërë në një zonë, që sipas ekspertëve të mjedisit, faunës dhe specialistëve historikë, vendi në fjalë ka vlera të rralla duke filluar nga historia, pamja piktoreske dhe vetë qytetin e Vlorës.

Në të dyja fotot, dallohet qartë se është bërë një hedhje e gurëve në shtratin e detit, ndërkohë që po të krahasosh foton e 2007 të marrë nga sateliti dhe atë të ditëve të sotme, kur pallati është ndërtuar, shikon se themelet e këtij objekti janë brenda në ujërat e Gjirit të Vlorës. Kompleksi “Jon” është ndërtuar jo në tokë, por mbi ujërat e detit.

pallati bashes

Foto 2007-2013
Gazeta “Shqiptarja.com” ka verifikuar gjëndjen e bregdetit të Vlorës në vitin 2007, pra si ka qënë në këtë periudhë dhe më pas ka verifikuar se si është në të vërtetë në vitin 2013. Ajo që shihet dhe nga fotot satelitore, duket qartë se pallati nga hyrë në det, ndërkohë që para objektit është ndërtuar një sipërfaqe artificiale toke, duke krijuar kështu një hapësirë prej rreth 2500 metra katrorë.

E gjithë kjo sipërfaqe është kthyer në tokë përdorimi dhe shfrytëzimi nga ana e administratorëve të pallatit si dhe nga vetë kompania që ka kryer ndërtimin në fjalë.

Nëse të dyja fotografitë shihet me vëmendje, kuptohet se në 2007 kemi një sipërfaqe trualli shumë të vogël në krahasim me atë që është prodhuar më pas, pra realisht kemi një truall të prodhuar kohët e fundit në mënyrë artificial dhe në kundërshtim të hapur me distancat nga aksi i rrugës kryesore.

Në pjesën që është shtuar janë hedhur gurë dhe material zhavori, ndërkohë që mbi këtë truall të ndërtuar në mënyrë artificiale, duket se janë në fazë ndërtimi pishina, kënde lojrash dhe aksesorë të tjerë për pushuesit. Akoma dhe më e rëndë, është situata në pjesën lindore të objektit, pasi pallati ka hyrë rreth 2 metra në rrugën kryesore, duke shkelur kështu çdo ligj të shtetit shqiptar.
 


Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut