Ja si të hiqni qafe ish-të dashurit
Zgjidhjen jua ofron "sociali" Facebook

Ja si të hiqni qafe ish-të dashurit<br />Zgjidhjen jua ofron "sociali" Facebook
Dashuria është gjëja më bukur që mund të ndodhë deri në momnetin që ndahemi. Dhe kur kjo ndodh nuk duam të kemi asnjë kontakt me ish të dashurin apo ish të dashurën. Rrjetet sociale si facebook ofrojnë opsione për lidhjet e komplikuara sidomos kur përfundojnë në ndarje.

Por çfarë ndodh nëse ndaheni dhe vazhdoni të shihni copëza nga jeta e tyre në News Feed? Deri tani do t’ju duhej ta fshihnit atë person, ta hiqnit nga lista e miqve, apo ta bllokonit. Por etiketimet në fotot e vjetra vazhdojnë të ekzistojnë, për shembull. Do të dalë emri i tij apo i saj tek sugjerimet teksa shkruani një mesazh.

Rrjeti social po teston një mënyrë për të zbutur goditjne nga ndarja. Kjo veçori i lejon përdorusit të shohin më pak pak përmbajtje nga ish partnerët e tyre., pa patur nevojë që t’i heqin si shokë në facebook.

 Ky opsion i ri ka tre përbërës: kufizimi se sa gjëra doni të shihni nga ishi juaj në Facebook, kufizimi i asaj që ishi juaj do të shohë prej jush në Facebook, dhe kufizimi i aftësisë së njerëzve të tjera që të shohin fotot ku ju jeni bashkë.

“Kjo ka si synim të ndihmojë njerëzit të cilët kanë kaluar momente të vështira në jetën e tyre”, thotë menaxheri i produkteve të Facebook, Kelly Winters në blogun e tij.

Kështu kur të ndryshoni statusin tuaj, Facebook do të sigurohetqë të mos shihni emrin e ish-it tuaj. Ai nuk do të jetë në dijeni të ndryshimeve tuaja. Madje ju mund ta largoni nga lista e miqve apo ta bllokoni.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve