Ja si të jetojmë më gjatë

Ja si të jetojmë më gjatë
Njeriu më i vjetër në botë ka qenë 116 vjeçarja Besse Cooper. E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë ajo është përgjigjur se nuk ka ngrënë kurrë ushqim të shpejtë dhe se shihte gjithnjë punën e saj. Por mesa duket nuk janë vetëm disa nga këshillat që mund të ndihmojnë për rritjen e jetëgjatësisë. Ja disa mënyra të këshilluara nga shkenca për shtimin e saj:

Të lexuarit me kokë poshtë

Duke lexuar në mënyrë jo të zakonshme siç është edhe leximi me kokë poshtë çon të sforcimin dhe dëmtimin e lehtë që mund të pësojnë disa qeliza të trurit. Gjatë rregullimit të këtyre qelizave trupi rregullon vetvetiu edhe disa qeliza të tjera të lidhura me plakjen. Gjithashtu sugjerohet shkrimi me dorën e kundërt, të debatosh për të kundërtën e mendimeve dhe besimeve si dhe të dëgjosh muzikën që më shumë urren.

Të hash një ushqim me ngjyrë të kuqe

Ushqimet me ngjyrë të kuqe, si speci i kuq, panxhari apo domatja përmbajnë, sipas shkencëtarëve, elementë të cilët ndikojnë në mbrojtjen nga sëmundje si kanceri, sëmundje të zemrës si dhe probleme të tjera shëndetësore. Një spec i kuq përmban më shumë vitaminë C se një portokalle, panxhari përmban nitrate për të çlodhur enët e gjakut dhe domatet sidomos kur janë të gatuara, janë të mbushura me antioksidant të fuqishëm.

Vrapo sa më shpejt që të mundesh

Shpejtësia me të cilën mund të arrish një milje është një tregues për rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Shpejtësia normale për një burrë në moshën 40 apo 50 vjeç është 9 minuta, ndërsa për një grua 10. Në qoftë se 1 milje arrihet me vështirësi nga meshkujt për 10 minuta dhe nga femrat për 12 minuta, atëherë ata janë 30% më të prirur për të patur probleme me zemrën gjatë viteve të ardhshme.

Të jeni i kujdesshëm për higjenën në tualetet publike

Ndonëse mund të jeni mjaft i kujdesshëm duke larë duart në tualet, personi përpara jush ndoshta nuk ka qenë i tillë. Në këtë mënyrë edhe doreza e derës së tualetit kthehet në një vatër infeksioni duke e vënë në rrezik sistemin imunitar.

Konsumoni një banane

Duke konsumuar një banane apo lëng frutash dhe fruta të thata, rritet mundësia për të shmangur sëmundjet e zemrës. Sidomos konsumimi i frutit të bananes ndikon në këtë shmangie për shkak të një elementi që ajo përmban.

Ushtrimi i muskujve

Të përpiqesh të ulesh në karrige por të mos ulesh e të qëndrosh gjysëm në këmbë, është një ushtrim që ndikon mjaft në shkathtësinë e muskujve duke i stërvitur ato.

Të pish një gotë çaj në ditë

Konsumimi i një gote çaj në ditë shërben përtë ulur nivelin e stresit. Në këtë mënyrë ulet përqindja për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe shërben edhe për të qetësuar enët e gjakut.

Të flesh një orë më shumë

Të shtrihesh për të fjetur një orë më para shërben për të ulur presionin e gjakut duke i falur më shumë qetësi trupit. Kështu ulet edhe mundësia për t’u shfaqur sëmundjet e zemrës.

Të konsumosh kos

Elementi probiotic i cili gjendet në kos shërben mjaft për të rritur imunitetin si dhe për të shmangur infeksionet e ndryshme dhe gjithashtu për të mbajtur në mënyrë të shëndetshme zorrën.

Të jesh i ndërgjegjshëm

Një tregues mjaft i rëndësishëm i jetëgjatësisë është edhe ndërgjegjësimi. Kjo ka të bëjë kryesisht me kujdesin ndaj shpenzimit të parave, me vendosjen e çdo gjëje në vendin e saj etj. Njerëzit e kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm kanë më shumë mundësi për të eliminuar stresin dhe për të qenë më të shëndetshëm.

Konsumoni qumësht

Qumështi përban vitaminën D, e cila shërben për uljen e rrezikut të sëmundjeve si osteoporoza dhe artriti reumatik.

Mos jini më të lumtur seç duhet

Sipas shkencëtarëve lumturia e tepërt e sidomos tek fëmijët nuk është shenjë jetëgjatësie, përkundrazi çon në uljen e viteve të jetës për shkak të presioni të gjakut.

Ushtroni jogën

Ashtu siç njihet nga të joga është një aktivitet relaksues ndaj është shumë i këshillueshëm për të qetësuar trupin e njeriut.

Mos qëndroni gjatë para televizorit

Të parit e televizionit për një kohë të gjatë e sidomos gjatë darkës është një aktivitet që çon në uljen e rezistencës. Për këtë arsye ky nuk është një zakon i këshillueshëm.

Bëni fëmijë

Ndoshta fëmijët mund të jenë të lodhshëm në fillimet e tyre, por ata mund t’iu shpëtojnë jetën. Sipas disa studiuesve fëmijët janë një motiv për prindërit për të qenë më të kujdesshëm në jetën e tyre.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga