Ja si u shmang Gjin Gjoni, Malaj
'mori' Fullanin në short urgjent

Ja si u shmang Gjin Gjoni, Malaj<br />'mori' Fullanin në short urgjent
TIRANE - A1 REPORT zbardh vendimin që largoi gjyqtarin Gjin Gjoni nga shqyrtimi i ankimimit të masës së sigurisë së Ardian Fullanit, edhe pse ky i fundit ishte planifikuar kohë më parë në kalendarin e masave. Vetëm një orë pasi Shqiptarja.com publikoi këtë lajm (në 14:20), një short urgjent është krijuar në orën 15:30 duke shmangur gjykatësin Gjoni dhe duke vendosur relator kreun e Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj.
 
Është urdhri numër 154 i kryetarit të Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj i lëshuar ditën e Enjte, në orën 15:30 minuta, i cili thotë se po atë ditë në Gjykatën e Apelit është krijuar një mbledhje urgjente, e cila ka vendosur si më poshtë:

“Sot më datë 11.09.2014, ora 15.30 u hodh shorti për gjyqtarët që do të shqyrtojnë masat e sigurimit, duke krijuar dv treshe për dy javët respektive 16-23 Shtator 2014 dhe 23 -30 Shtator 2014”.

E pikërisht në këtë short të hedhur kanë marrë pjesë 15 gjyqtarët:

alaudin malaj gjin gjoni

Më tej thotë dokumenti, u përjashtuan nga ky short gjyqtarët e kolegjeve penale, trupi gjykues i cili ka shqyrtuar masat e sigurimit nga data 1-15 Shtator 2014 sipas urdhrit vjetor me ndryshimet e tij, si dhe trupi gjykues i cili po shqyrton masat e sigurimit për periudhën 16-30 Shtator 2014, periudhë kjo në të cilën rezultonte relator gjykatësi Gjin Gjoni.

Pas këtij shorti ku është përjashtuar gjyqtari Gjoni janë krijuar dhe dy trupat gjyqësorë për periudhën 15-23 shtator si më poshtë:
 
Alaudin Malaj Relator, anëtar Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri. 

E ndërsa për periudhën 23-30 Shtator me short është krijuar trupa gjyqësore me Relator Fatmira Hajdari, anëtar Ridvan Hado dhe Zamir Poda.

Dokumenti i siguruar nga A1Report në fund të tij shpjegon dhe në prani të kujt është mbajtur shorti si dhe firmëtarët e këtij vendimi, ku rezulton se gjithçka është kryer në prani të vetë kreut të gjykatës Alaudin Malajt, kancelarit Arbër Kushe, Kryesekretares Flora Shakaj si dhe sekretares së Alaudin Malajt, Yllka Çika.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret