Në një intervistë për Report Tv, teksa foli për lëvizjen e dhjetorit 1990, Preç Zogaj tregon edhe si u vendos emri i Partisë Demokratike. Ai theksoi se ishte Elsa Elsa Ballauri, një shkrimtare dhe poete e re, bijë e një familjeje të persekutuar, e cila propozoi emrin "Partia Demokratike".
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sali Berisha. Zogaj thotë se Berisha ishte njeriu i dy palëve, pasi duke qenë anëtar i partisë ishte si urë komunikimi me studentët. Për Berishën, thotë se kishte kontaktet me Ramiz Alinë dhe ‘kredencialet’ në atë periudhë për të diskutuar me studentët.
"U pranua nga të gjithë aty, koncepti i krijimit të një partie, u fol për emrin. U dhanë 3 ose 4 propozime. Unë vetë mbaj mend që emrin Partia demokratike u dha nga Elsa Ballauri. Ishte aty, një shkrimtare e re, poete e re, bijë e një familje të persekutuar nga Korça. Tha edhe kjo një emër, dhe emri i saj u duk më i miri. Kishte edhe intelektualë, ishte edhe Berisha, Pashko, Imani, Edmond Budina, Eduard Zaloshnja. Kishte pedagogë, intelektualë e studentë. Berishën e kishte ftuar Azemi. Berisha ka pasur njohje me të gjithë këta, bashkë me Bensik Mustafaj dhe Kujtim Çashkun janë ngjitur për solidaritet. Duke qenë anëtar i partisë së punës, Berisha ka kontaktuar edhe me Ramiz Alinë dhe ka qenë në atë fillim një person i dy palëve. Ai i kishte si me thënë kredencialet në atë periudhë për të diskutuar edhe me studentët, pavarësisht se u konfliktua me disa për çështje të dialogut. Dukej se kishte edhe çështje të tjera që nuk i bënë publike ato studentë që e kundërshtuan dhe kërkuan që ai mos të jetë aty", tha Zogaj në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Lëvizja e dhjetorit ‘90/ Rrëfimi i Preç Zogajt për Report Tv: Përplasja ime me Sali Berishën! Njeriu i dy ‘palëve’, si i largoi studentët nga PD pasi e uzurpoi
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1359
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dash Sula sërish jashtë? Kandidati i PD në Elbasan: Noka më fshiu emrin nga lista, pazare! Burime: U zëvendësua nga një grua, s’ishte respektuar kuota gjinore
16 Mars, 15:03
-
Edhe Gazment Bardhi tallet me protestën e Berishës: Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë
16 Mars, 13:57
-
Carlo Bollino: Për një opozitë, të jesh më e urryer se qeveria, është poshtërimi më i madh që mund të pësojë
16 Mars, 12:33
-
VIDEOLAJM/ Pas dështimit madhështor dhe as 1 ore protestë për TikTok, të rinjtë e PD mblidhen për të parë 'Big Brother VIP’
15 Mars, 22:47
-
'Pse s'dolët sot live në TikTok?!' Rama ironizon Berishën me tre bufat e kënetës pas protestës së dështuar për rrjetin social
15 Mars, 22:27
-
VIDEOLAJM/ Çmenduria e Berishës, i premton të voglit nga Tropoja live në televizion: 'Gjyshi' do ta hapë TikTok më 12 maj (harron që aplikacioni ndalohet për fëmijët nën 13 vjeç)
15 Mars, 20:47
-
Mbyllja e Zërit të Amerikës/ Berisha: Një akt anticensure! Nesër mund të mbyllet edhe RTSH dhe kjo nuk quhet censurë
15 Mars, 20:38
-
FOTOLAJM/ Në Beograd protesta më e madhe në histori, Berisha në Tiranë mbledh vetëm një grusht protestuesish
15 Mars, 19:58
-
Preç Zogaj: Zgjedhjet që nuk ndryshojnë asgjë
15 Mars, 17:44
-
‘Zhgënjim total!’ Një tjetër aleat drejt ikjes nga Berisha, Shtjefni i Ora e Shqipërisë: Nuk lejoj askënd të na shkelë me këmbë, në vazhdim do japim versionin tonë përfundimtar
15 Mars, 16:21
-
Më i votuari i primareve në Elbasan! Berisha e “lëshoi”, Lapajt i ikën, Dash Sula: Po më kërkojnë me ngulm në PD
15 Mars, 16:09
-
Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët
15 Mars, 15:09