Ja skema, taksistët kontroll
droge e prostitucioni në Tiranë
Emrat/11 të arrestuar, mes tyre një polic
VD/Arrestimi i prostitutave e klientëve 

Ja skema, taksistët kontroll<br />droge e prostitucioni në Tiranë<br />Emrat/11 të arrestuar, mes tyre një polic<br />VD/Arrestimi i prostitutave e klientëve 
TIRANE- Një operacion blic i policisë së Tiranës kundër shfrytëzimit të prostitucionit ka çuar në arrestimin e 11 personave, mes të cilëve katër janë taksistë të cilët kryenin edhe menaxhimin e rrjetit. 

Në gjendje të lirë do të ndiqen 10 persona, 6 janë femra të cilat janë ndaluar së bashku me klientët e tyre, gjatë bastisjes së disa moteleve dhe shtëpive të marra me qira në zonën pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dha detajet e operacionit të koduar "FREE TAXI", gjatë një konference për shtyp.  

Ai bëri të ditur se vajzat e moshave të ndryshme rekrutoheshin për të ushtruar prostitucion nga dy femra Ambra I. 21 vjeç dhe Fllanxe A, 37 vjeç.

Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie në Tiranë, Elton Shterpi. 

Zbërthimi i këtij grupi kriminal erdhi pas një hetimi 5 mujor nga Policia e Tiranës.  

oficeri policise per larte
(Elton Shterpi, polici i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni)

Skema/Ja si funksiononte rrjeti i prostitucionit 
Zbardhen detaje të reja nga rrjeti i prostitucionit i arrestuar nga Policia e Tiranës. 

Ky rrjet drejtohej nga dy taksistët Arben Bici dhe Kujtim Karamuça. 

Më pas rrjeti drejtohej nga oficeri i Policisë Elton Shtrepi dhe taksisti Maringlen Ahmetaj, të cilët kontrollonin dy prostituta, njëra me emrin "Ana" dhe tjetra me emrin "Erisa". 

Ana dhe Anisa kontrollonin 7 prostituta të tjera, ndërkohë që Kujtim Karamuca merrej me 2 prostituta. 

Ndërsa 7 persona të tjerë siguronin klientët.

operacioni free taxi
(Skema si funksiononte rrjeti i prostitucionit në Tiranë)

Seks për 50 euro, klientëve u sigurohej dhe kokainë
Çmimi varionte nga 50-150 euro, ndërkohë në jo në pak raste klientëve u siguroheshin edhe doza lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga policia gjatë kontrolleve.

“Hetimi zgjati 5 muaj, policia ka dokumentuar aktivitetin kriminal dhe çfarë kanë shfrytëzuar të akuzuarit për prostitucion. Ambra I dhe Fllanza A, rekrutojnë femra dhe klientët siguroheshin nga taksistët, për shuma që varionin nga 50-150 euro. Taksistët transportonin vajzat në hotele e ambiente të tjera, siguronin edhe kokainë që ua siguronin klientëve”- tha Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës.

VD/Momenti i arrestimit të prostitutave e klientëve, policia gjen kokainë



Policia ka publikuar videon e arrestimit të 11 personave për shfrytëzim prostitucioni. 

​Në pamje duket qartë momenti kur policia bastis disa hotele në Tiranë dhe prangos prostitutat dhe klientët.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe disa doza me kokainë. 

[gallery]20930[/gallery]

Të arrestuarit

1. Fllanxe.A  ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese  në Tiranë. Arrestuar për veprën  penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.penal, me preçedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendence kriminale.

2. Ambra .I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për  të njëjtën veper penale. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i K. Penal

3. Anxhela Xh, 36 vjeçe ,banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të  “Prostitucionit “dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”,parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.

4. Maringlen Ahmetaj, vjeç 33 banues në Tiranë, “TAKSIST”. Ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit”,dhe “Shitjes narkotikëve”parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te K. Penal.

5. Arben Bici,36 vjeç ,banues në Tiranë, “TAKSIST”. Ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim të Prostitucionit në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 114 dhe 25 i K.Penal.

6.  Përparim Kola,41 vjeç ,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, “TAKSIST”. Ndaluar për veprën penale të ” Mos kallzimit të krimit”parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

7.  Kujtim Karamuça,50 vjeç,  lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë,“ TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale  të ” Shfrytëzimit të Prostitucionit “dhe Shitjes së narkotikëve, parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te Kodit  Penal.

8. Lendi Stefani, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë .Arrestuar për veprën penale  “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge” parashikuar nga neni 285/a i Kodit Penal.

9. Gjergji Rusa, 24 vjeç,lindur dhe banues ne Tiranë.Arrestuar për veprën penale të“Prostitucionit”, neni 113 i K. penal.

10. Albion Todri, 32 vjeç ,lindur ne Berat dhe banues ne Tiranë .Arrestuar për veprën penale  “Shitje, prodhim narkotikësh” dhe “prostitucion” parashikuar nga neni 283 dhe 113 i Kodit Penal.

11. Elton Shtrepi, 32 vjeç,  banues në Tiranë me detyrë punonjës policie. Ndaluar për veprën penale të” “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm ” Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim , dhe Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 245/1,  114 / 25 dhe neni 300 i Kodit Penal .

Procedohen në gjendje të lirë

1. E.S ,37 vjeç banues në Tiranë,  proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

2. G. K, 41 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

3. A.B, 33 vjeç lindur  në Dibër dhe banues në Tiranë. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

4. R.D, 32 vjeç lindur  në Dibër dhe banues në Tiranë. Proceduar  për veprën vepren penale të “Prostitucionit”.

5. O. P, 26 vjeçe, lindur  në Fier dhe banues në Tiranë. Proçeduar për veprën penale te “Prostitucionit”.

6. I. Gj, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan. Proçeduar për veprën  penale të “Prostitucionit”.

7. J.S, 35 vjeçe , lindur ne Durres dhe banuese në Tiranë. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

8. A.B ,28 vjeçe, lindur dhe banues në  Elbasan.Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

9. M. T, 22 vjeçe, lindur  dhe banuese në Tiranë.Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

10. G. H  ,32 vjeçe banuese në Tiranë .Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi :

• M .K ,banues në Tiranë i dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 I Kodit Penal.

Arrestimi si dhe procedimi në gjendje të lirë i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme.

Përmes veprimeve proçeduriale duke përdorur dhe metoda speciale Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi shtetaset e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme.

Shtetaset Ambra I, Fllanxe. A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientet siguroheshin prej organizatorëve. ( taksistët)

Shuma per çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.

Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.

Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve jane konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku jane sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar :

• 3 automjete taksi,
• 18 aparate telefonike,
•50000 lek të reja,si dhe 4 doza kokainë.

Dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qëndre pritëse me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabilitimin dhe nxjerjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme .

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS