TIRANE- Në prag të vizitës së Papa Franceskut një spot 53 sekonda i dedikohet ardhjes së Atit të Shenjtë në vendin tonë. Spoti fillon me një përshkrim të situatës në Shqipëri gjatë Komunizmit, kur u dëmtuan objektet e kultit dhe u dogjën e shkatërruan librat fetarë. Këto pamje shoqërohen edhe me arsyen e vizitës së Papës në vendin ton “Kam ndërmend të shkoj në Tiranë dhe të dëshmoj inkurajimin tim dhe dashuri për një vend që ka vuajtur për një kohë të gjatë si pasojë e një ideologjie të së kaluarës”.
 
Në Tiranën tashmë në një atmosferë ndryshe, ku fotot e 40 martirëve të Kishës Shqiptare janë vendosur përgjatë Bulevardit qendror, përcillet mesazhi “Së bashku me Zotin drejt shpresës që nuk zhgënjen”.

Kryeministri Rama: Shqipëria gati të presë Atin e Shenjtë
Kreu i qeverisë duke publikuar në rrjetin social “Facebook” spotin për vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri, thotë se vendi ynë është gati të presë Atin e Shenjtë.
 
“"DASHURI PËR NJË VEND QË KA VUAJTUR GJATË..." Shqipëria, gati të mirëpresë të dielën Atin e Shenjtë, një vizitë historike, e para e Tij në një vend europian”, shkruan kryeministri Rama.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)