TIRANE- Zbulohet teksti që është hequr nga Abetarja në gjuhën shqip për fëmijët e Luginës së Preshevës. Shqiptarëve të Luginës së Preshevës iu është mohuar e drejta që flamuri kombëtar të figurojë, madje, edhe në brendi të Abetares së shkollarëve të klasës së parë. Bëhet fjalë pikërisht për një tekst me dy strofa në të cilin përmendet flamuri shqiptar. “Ngjyrë të kuqe ka flamuri/Me shqiponjën me dy krerë/Na jep emrin më të bukur/Jam shqiptar me besë e nder/ Ndaj përherë për çdo festë/ Vesh me gaz një bluzë të kuqe/ Më thotë mami fytyrëqeshur/ Ti më je si lulëkuqe”, është ky pikërisht teksti që është rënë dakort në vitin 2011 që të hiqet nga Abetarja në gjuhën shqipe që përdoret nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kjo mesa duket është pranuar edhe nga qeveria shqiptare, e cila vetëm pak kohë më pas, pas rënies dakrod me palën serbe, ka dërguar si "dhuratë" në Luginën e Preshevës një mijë copë Abetare, të punuara me "standardet" e kërkuara nga qeveria e Serbisë, pra duke hequr flamurin dhe simbolet tjera kombëtare nga brendia e saj. Që nga viti 2011, pothuasje çdo vit shqiptarët që jetojnë në këtë territor nuk i kanë ndalur protestat në lidhje me kërkimin e të drejtës së tyre si dhe me rikthimin e simboleve shqiptare në abetaren që përdorin fëmijët e shqiptarëve në këtë Luginë.
Ndërohë që ndrshimka patur edhe me emrine Shkodrës, e cila është shkruajt Nish. Lidhur me këtë shkollat shqipe në Luginën e Preshevës kanë protestuar duke kërkuar libra shqip. Pas konfiskimit të pesë mijë librave shqip nga policia e Serbisë, të cilat kishin ardhur si donacion nga Kosova, nxënësit kërkuan kthimin e tyre. Me bluze dhe me postera kundër ambasadorit të asaj kohe në Serbi, nxënësit knë kërkuar kthimin e simbolit kombëtar në Abetare.
Teksti i hequr
Flamuri
Ngjyrë të kuqe ka flamuri,
Me shqiponjën me dy krerë,
Na jep emrin më të bukur
Jam shqiptar me besë e nder.
Ndaj përherë për çdo festë,
Vesh me gaz një bluzë të kuqe,
Më thotë mami fytyrëqeshur:
Ti më je si lulëkuqe
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com