Dasma e producentit dhe aktorit George Clooney ka qenë një bum mediatik dhe dasma e vitit për madhështinë e saj dhe faktin se ata e lejuan që të jetë publike.
Të parat që kanë patur fotot eksluzive të çiftit kanë qenë revistat “Hello” dhe “People”.
Ceremonia e tyre ka zgjatur 4 ditë dhe për çdo veshje të Amal ka pasur një dizenjues të ndryshëm.

Fustani i bardhë i nusërisë është realizuar nga shtëpia e dizenjimit Oscar De La Renta dhe jo dizenjuesi i Dukeshës Kate Middletone Alexandër McQueen siç pritej.
Një zgjedhje “dive” me të bardhë romantike dhe vello e thjeshtë që i vinte nga pas. Fustanin e saj të bardhë me dizenjo lulesh të kuqe dhe vjollcë e ka realizuar dizenjesi Italian Giambattista Valli.
Kostumin e bardhë me pantallona të gjata e ka realizuar Stella McCartney.
Anna Wintorur, redaktorja e revistës Vogue ka këshilluar çdo element të pamjes së Amal Alamauddin.
Edhe Sarah Burton e shtëpisë së dizenjimit Alexandër McQueen ka dhënë dorën e saj në fustanin e kuq të nuses që veshi në darkë me miqtë në Hotel Cipriani.
Ndërsa, për kostumin me dizenjo në ngjyrë bardhë e zi me të cilin mbërriti ditën e parë në Venecia ka bashkëpunuar me Dolce&Gabbana.
Ceremonia e tyre ka nisur më datë 26 në Venecia të Italisë dhe kanë festuar me të ftuarit në Hotel Cipriani.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com