Deklarata e deputetit të LSI Luan Rama vijnë vetëm dy ditë pas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku i quante koncesionet e dhëna nga qeveritë ndër vite si të rrezikshme për situatën fiskale.

Në raportin më të fundit të Transparencës fiskale, FMN vlerësonte se ndonëse koncesionet publik-privat nuk kërkojnë investim, qeveria shpesh paguan para për to nga buxheti. Kjo për shkak se në shumë raste qeveria ka marrë përsipër ti kompensojë privatët nëse ata nuk arrijnë fitimin e synuar dhe kostoja është duke u rritur me shpejtësi. FMN ka bërë të ditur se janë 55 koncesione që janë dhënë nga qeveritë ndër vite, të cilat në total zënë 7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

Sipas FMN vetëm koncesioni i skanimit në dogana është sa 2% e GDP, koncesionet e hidrocentraleve 4% e PBB, ndërsa chek-up në shëndetësi dhe menaxhimi e mbeturinave në Elbasan është 1% e GDP. 

Por pavarësisht paralajmërimeve të FMN-s, vetëm sot Ministria e Financave ka bërë të ditur se do jepet një tjetër koncesion i madhe, ai i mbledhjes së TVSH-s.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së një regjistri për partneritetet publik-privat për të vlerësuar ndikimin që ato kanë në buxhet dhe sot qeveria nuk ka një faturën se do ti paguajnë kompanive private.