Ja ushqimet e domosdoshme
për të mbajtur të freskët trurin

Ja ushqimet e domosdoshme<br />për të mbajtur të freskët trurin
Çaji jeshil ka shumë aftësi dhe përfitime, pasi është i pasur me antioksidues që veprojnë ndaj plakjes së qelizave
 
Nga brokoli te spinaqi, studiuesit këshillojnë disa ushqime të domosdoshme për të mbajtur trurin të freskët. Këto ushqime zhvillojnë aftësinë e trurit për të reaguar në kohë si kur humbet kujtesa apo për të njohur shpejt personat.

Brokoli
Sipas disa studimeve brokoli është një prej perimeve më të dobishme për ta forcuar kujtesën. Ndikon te përqendrimi dhe vëmendja. E gjithë merita qëndron te përmbajtja e lartë e vitaminës C që forcon enët e gjakut dhe acidit folik.

Frutat e pyllit
Frutat e pyllit dhe boronicat kryejnë një punë të rëndësishme për mbrojtjen e trurit. Efekti i tyre i dedikohet përmbajtjes së lartë të antioksiduesve që arrin të sjellë përfitime të mëdha në koren e trurit.

Avokado
Avokado ka shumë aftësi ushqyese dhe përfitimi, pasi është i pasur me yndyrna mono të pangopura, shumë të rëndësishme për ta mbajtur në kontroll qarkullimin e gjakut, por edhe të trurit.

Çokollata
Çokollata ka efektet më të mira pasi kakao bën mirë për aftësitë njohëse. Këshillohet që të hani çokollatë çdo dy ditë.

Veza
Veza ka një përmbajtje shumë të rëndësishme që quhet kolina dhe që gjendet në brendësi të saj. Kjo arrin t’i garantojë funksionet kardiovaskulare dhe të trurit, duke i lejuar një memorie të efikase.

Frutat e thata
Frutat e thata janë të dobishme për të realizuar plotësisht nevojën me vitaminat E, e cila është e dobishme, pasi siguron shëndetin e enëve, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe të trurit.

Çaji jeshil
Çaji jeshil ka shumë aftësi dhe përfitime, pasi është i pasur me antioksidues që veprojnë ndaj plakjes së qelizave. Duke konsumuar 2 ose 3 filxhanë në ditë çaj jeshil përgjysmohet rreziku i problemeve mendore
të lidhura me plakjen.

Farat e kungullit
Farat e kungullit janë të pasura me substance ushqyese tepër të rëndësishme për trurin. Bëhet fjalë për vitaminat A dhe E, omega 3 dhe 6. Për më tepër kanë edhe një përmbajtje të lartë zinku që luan një rol themelor në përmirësimin e kujtesës.

Spinaqi
Spinaqi është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, veçanërisht vitamina K që është themelore për ekuilibrin e sistemit nervor.
 

Studimi, Ja sëmundjet që parandalon vera e kuqe dhe e bardhë

Vera e kuqe ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Një studim në Australi ka zbuluar se ata persona që pinin verë të kuqe italiane, kishin më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. “Vera e kuqe ka më shumë ndikim pozitiv për sëmundjet e zemrës se sa vera e bardhë.

Vera përmirëson qarkullimin e gjakut falë disa substancave që gjenden në lëkurën e rrushit të zi. Këto substanca pengojnë prodhimin e disa substancave të tjera në trup, të cilat ngurtësojnë enët e gjakut. Në këtë mënyrë mund të themi se vera e kuqe duhet konsumuar nga çdo person, sidomos ata që kanë shqetësime në zemër”, - thuhet në studim.

Jo vetëm vera e kuqe ndikon në përmirësimin e shëndetin. Vera e bardhë sipas studimit mbron mushkëritë, sidomos nga kanceri që i prek ato. “Dy substancat që gjendet tek rrushi i bardhë veprojnë te mushkria duke penguar rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale. Mjafton të pini vetëm një gotë verë të bardhë në ditë dhe do të keni 30% më pak mundësi të prekeni nga kanceri i mushkrisë”, - thekson studimi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane