Ja ushqimet që pastrojnë
helmet nga trupi juaj

Ja ushqimet që pastrojnë<br />helmet nga trupi juaj
TIRANE- Kur bëhet fjalë për detoksifikim të trupit tonë ka shumë teknika që mund ti ndjekësh dhe suplement që mund të marrësh për të kryer detoksifikimin. Por, mënyra më e mirë është që të hani shumë ushqime që largojne helmin (detoksifikojnë) nga trupi juaj. Më poshte ka një listë me ushqimet e shëndetshme për detoksifikimin e trupit e që përveç tjerash do të ishin nje shtesë e mirë në dieten e secilit.

Frutat
Frutat janë shumë të pasura me përbërje të lëngshme dhe kështu i ndihmojnë trupit të shpëlaj materiet toksike. Ato gjithashtu janë shumë të lehta për tu tretur dhe janë të pasura me antioksidant, materie ushqyese, fibër dhe shumë vitamina tjera të rendësishme siç është vitamina C.

Ushqimet jeshile
Kur të jesh gati të bësh detoksifikim të trupit, mbush frigoriferin me lakër jeshile, elb, bar gruri, spinaq, jonxhe dhe perime të tjera me gjethe të gjelbërta. Keto perime do t’i dhurojnë traktit digjestiv (tretjes) shtytje klorofili. Klorofili largon toksina të dëmshme ambientale nga trupi, metalet e rënda, herbicidet, produktet e pastrimit e gjithashtu edhe pesticidet. Përveç të tjerash ndihmon edhe mëlçinë në punën e detoksifikimit.

Portokalli dhe limonet
Aftësitë çudibërëse të këtyre frutave ndihmojnë trupin që të shpëlajnë dhe nxjerrin jashtë materiet toksike e gjithashtu edhe të startojë traktin digjestive me procese enzimatike. Ato gjithashtu ndihmojnë mëlcinë në procesin e pastrimit. Për të ngritur detoksifikimin fillo mëngjesin me një gotë ujë të ngrohtë me limon. Mos harro, vitamina C është njëri ndër vitaminat më të mirat detoksifikuese pasi transformon materiet toksike në material digjestiv.

Hudhra
Hudhra stimulon mëlcinë që të prodhojë enzima detoksifikimi që ndihmojnë në filtrimin (stopimin) e mbetjeve toksike ne sistemin e tretjes. Nëse i shtoni hudhër të coptuar apo të zier seciles pjatë ju do i ndihmoni dietes tuaj për detoksifikim.

Filizat e Brokolit
Filizat e brokolit janë shumë të pasur me antioksidantë dhe ndihmojne ne stimulimin e enzimave detoksifikuese në traktin e tretjes më mirë së gjithçka tjeter. Filizat jane ne fakt më efektivë se sa i gjithë brokoli.

Çaji jeshil
Është plot me antioksidantë, çaji jeshil jo vetëm që shpëlan dhe nxjerr jashtë toksinat nga sistemi përmes përbëries së saj të lëngshme, por gjithashtu përmban një antioksidant special që quhet kateqins, që njihet për ngritje të funksionit të mëlçisë.

Bizelet
Bizelet janë përdorë nga mjeket Ajuvedic (Ayuvedic) me mijëra vite. Është shumë i lehtë për tu tretur dhe absorbon mbetje toksike ne muret anesore te intestineve (zorra e trashe).

Lakra
Perimet janë më të mira kur hahen ashtu natyrale: Qepet, karrotat, karcofi, shparg, lakra jeshile, lakër bruseli, lulelakra, hudhra, rrepa, shafran i indisë dhe oregano. Një kombinim e këtyre ushqimeve të shëndetshme do t’i ndihmojë mëlçisë t’i largojë materiet toksike gjatë procesit të pastrimit (shpëlarjes) së brendshme. Këto gjithashtu janë të pasura me sulfur natyral i cili ndihmon mëlçinë që të detoksifikojë kimikatet.

USHQIMI I BEN MIRE EDHE LEKURES
Ushqimet e pasura me antioksidant duhet të kanë efekt mbrojtës edhe në lëkurë.

Për një lëkurë të shëndoshë konsideroni si të mira këto ushqime:

Karrotat, kajsitë, pemët dhe perimet e tjera, të verdha dhe ngjyrë portokalli; boronicat, spinaqi dhe perimet e tjera të gjelbërta, domatet, fasulet dhe bizelet, peshku dhe arrat.

Nga ana tjetër disa ushqime duket se ndihmojnë dëmtimin e lëkurës. Disa sugjerojnë se dieta e pasur me yndyrna dhe karbohidrate ndikojnë në plakjen e lëkurës.

Mos harroni se shumica e ushqimit më të mirë për lëkurë, është e mirë për shëndetin në përgjithësi. Në vend që të fokusoheni në një ushqim specifik, koncentrohuni në një dietë dhe ushqyeshmëri të shëndoshë në përgjithësi.
Pini shumë ujë. Hani me shumë fruta dhe perime. Në vend të mishit te kuq, konsumoni më shumë peshk.


Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 08.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha