Ja VIDEO e sulmit me bojë te deputetit Ralf Gjoni

Ky është momenti kur deputeti Ralf Gjoni u sulmua nga një djalë me shiringë me bojë të kuqe teksa sapo doli nga banesa e tij për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë ku u betua si deputet. Një djalë i veshur sportiv me kostum ngjyrë gri, ishte i ulur në karriget e jashtme të një lokali pranë hyrjes së pallatit ku jeton Ralf Gjoni në Tiranë, dhe sapo ka parë Gjonin të dalë është ngritur nga tavolina dhe ka derdhur bojën e kuqe nga shiringa në fytyrën e Ralf Gjonit. Pasojat janë mjaft të dukshme, pasi boja e kuqe ka mbetur në fytrën e Gjonit. Edhe në momentin kur u paraqit në Kuvend ku dha një prononcim të shkurtër për gazetarët, Ralf Gjoni tha se boja ishte vështirë të hiqej nga lëkura, dhe u shfaq me shenjë të dukshme në të gjithë fytyrën e tij. 

Deputeti i betuar sot në Kuvend tha se policia po kryen verifikimet për të gjetur autorin, ndërsa tha se sulmi është i porositur 'nga lartë'.

"Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellë rrugacërie i the se unë jam këtu dhe kam ardhur të betohem dhe nuk frikësohem në asnjë moment për destabilizmin që po përpiqen të krijojnë", tha  Gjoni teksa u fut në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për betimin si deputeti më i ri i opozitës që e mori mandatin pas dorëheqjes në bllok të opozitës. Ai ishte kandidat i LSI-së në listat e zgjedhjeve të 2017-ës, në qarkun e Tiranës.

I pyetur nga gazetarët se kush e porositi sulmin, Gjoni tha: Besoj ju mund ta merrni më mirë me mend se unë, policia do të bëjë verifikimet"

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mira: 21/03/2019 14:24

    Kjo Rini do lufte, por nuk e kuptojne keta qe po i terheqin prej hunde, keta po perdoren nga Monika, e Luli, qe shume shpejt do i shohim pas hekurave, keta gjejne ca debila, dhe kujtojne se do marin pushtetin, as nje here nuk do fitojne, le te lehin si qente, le te rrine rrugeve sa te duan, vota do e tregoje, se sa shume jemi ne, kurse keta le te bejne sehir nga burgu, ka demokrat te ndershem sa te duash, me shkolle dhe jo hajdut si Luli, Monika, Sala etj.

    Përgjigju
  • tini: 21/03/2019 13:38

    Ralf Gjoni, leni tradhtaret e Shqiperise qe po i vjen dita per ne Rec , por ate bastard ,qe te hodhi boje ,beji padi penale se ai dhe mund te kishe vrare .Keto vemje bejn keshtu se e dine qe kjo polici respekton demokracine dhe nuk vret .Mona dhe pak do dali para drejtesise dhe do japi llogari per gjithe ate pasuri qe ka vene .Policia ti thyej brinjet kushdo qe perdor dhune qofte dhe krricin Fahriut ,qe kerkon te terheq zvarre anetare te mazhorances

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 21/03/2019 11:20

    Mona e paska bere me regjisure.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm