Ja vlerësuesit e shëndetit të zemrës
suaj, çfarë parametrash duhen

Ja vlerësuesit e shëndetit të zemrës<br />suaj, çfarë parametrash duhen
Indeksi i masës trupore, përmasat e belit, kolesteroli, sheqeri në gjak dhe presioni i gjakut, janë parametra që tregojnë nëse jeni në rrezik nga sëmundjet kardiovaskulare. Vlerësimi i këtyre parametra, bëhet lehtësisht me anë të një ekzaminimi nga mjeku i përgjithshëm.
 
Shëndeti ynë është në rrezik në qoftë se më shumë se një nga parametrat e sipërpërmendur nuk është brenda normave.
 
Ushtrimet fizike dhe ushqimi i mirë janë pa dyshim rekomandimet kryesore për një jetë të shëndetshme. Edhe nëse merreni me sport dhe konsumoni ushqim të shëndetshëm, sygjerohet të paktën një herë në gjashtë muaj deri në një vit, të bëni kontroll mjekësor.

Kontrolli i indeksit të masës suaj trupore:
Indeksi i masës trupore është një raport i peshës dhe gjatësisë shprehur në metër katror.
Formula e BMI-së (Body mass index) është: BMI = kg/m2 .
Vlera normale e BMI-së është ndërmjet 18.6 dhe 24.9.
Nëse indeksi i masës suaj trupore eshtë jashtë intervalit të vlerave normale, duhet të merren patjetër masa parandaluese.
Vlerat nën normalen, do të thonë kequshqyerje, ndërsa vlerat mbi këtë interval, janë tregues i mbipeshës.
 
Përmasat e belit
Depozitimi i masës dhjamore në bark mund të shkaktojë diabet të tipit 2 dhe problem serioze me zemrën. Prandaj është e rëndësishme te kontrollojmë perimetrin tonë të belit dhe ta mos kalojmë vlerat normale.
Për femrat, perimetri i belit nuk duhet të jetë më i lartë se 89 cm, ndërsa për meshkujt jo më shumë se 102 centimetra.
 
Kolesteroli
Vlerat e larta të kolesterolit në gjak janë ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve në zemër. Kufiri i kolesterolit të keq ( LDL ) është 3.2. Ndërsa kolesteroli i mirë ( HDL ) duhet të jetë i lartë pasi ai i mbron enët e gjakut. Në qoftë se rezultatet tregon se keni kaluar kufijtë, konsultohuni me mjekun tuaj dhe nisni nje dietë ushqimore që iu ndihmon të ulni vlerat e kolesterolit në gjak.
 
Sheqeri
Diabeti është një nga armiqtë më të mëdhenj të sëmundjeve kardiovaskulare. Përveç kësaj, ai sjell edhe probleme të syve dhe të veshkave.Sasia normale e sheqerit në gjak është 6.1.
Nëse vlerat janë mes 6.1 dhe 7, ato janë një tregues për të bërë testin e glukozës. Vlerat në këtë interval, tregojnë për rrezikun para diabetit, prandaj duhet aplikuar aktivitet fizik dhe ushqim i shëndetshëm
Nivelet e sheqerit në gjak mbi 7, konsiderohen diabet.
 
Presioni i gjakut
Për një person të shëndetshëm, vlera normale e presionit të gjakut është 135/85. Vlera mbi të cilën konsiderohet se pacienti vuan nga tensioni i lartë, është 140/90.
Kufiri më i ulët për presionin e gjakut është 110/70, çdo gjë më poshtë, është tensioni i ulët i gjakut.
Ndryshimet e vogla në stilin e jetës mund të përmirësojnë tensionin e gjakut dhe të sigurojnë funksionimin normal të zemrës tuaj.
 
Redaksia online
(ac/os/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë