“Deklarata me të cilën dënohej një akt vandal në Gjakovë është zmadhuar dhe shtrembëruar para opinionit kosovar, në mënyrë që të shmanget vëmendja nga hedhja e gurëve mbi të kthyerit”, është shprehur ai.
I pyetur se a do të ndodhnin protestat po të mos ishte deklarata e tij, ai tha se “jam i sigurt se do të kishte protesta, porse shkas do të merrej diçka tjetër. Vetëvendosjes në radhë të parë nuk i pëlqen të shohë serbë që punojnë në interes të serbëve”.
Edhe pse në Prishtinë lëviz i siguruar nga Policia, Jabllanoviç, i cili u bë shkak për protesta që përfunduan në përplasje fizike me policisë dhe demonstruesve, është shprehur për gazetën “Vesti” se në mbledhjet e qeverisë nuk ka asnjë problem.
“Në Qeveri nuk kemi hyrë të shkaktojmë ndasi më të mëdha midis serbëve e shqiptarëve, por që të bëjmë diçka në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht nëse janë serbë, shqiptarë a romë. Situata është shumë e rendë nga pikëpamja ekonomike, por edhe për nga aspekti i krimit e korrupsionit, ndërsa aksionet e papërgjegjshme të disa partive politike çojnë andej që situatën e bëjnë edhe më të rendë”, është shprehur ai.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)