/ATSH/.- "Qeveria e re e cila do të themelohet, duhet ta luftojë korrupsionin nga rrënjët", deklaroi sot Ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson, në një konferencë për media me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEA).
Megjithëse pohoi se korrupsioni mbetet problem në shumë vende dhe jo vetëm në Kosovë, Jocobson tha se "duhet një qasje më e gjërsishme nga institucionet, mediat dhe shoqëria civile për ta luftuar atë".
"Ka pasur shumë raporte në media këtë javë që Kosova renditet në vendin e 110 prej 177 vendeve dhe ne e mbështesim plotësisht deklaratën që e ka dhënë OEA në mënyrë që edhe qeveria e re kur të themelohet, ta luftojë korrupsionin prej rrënjës. Jo vetëm nepotizmin dhe vendet e punës që janë përmendur dhe në raportin e Transparency Internacional, por po ashtu edhe sa i përket mjedisit qeveritar. Një prej 5 kosovarëve kanë paguar ryshfet dhe 40 për qind të kosovarëve janë të gatshëm që të paguajnë ryshfet. Dhe se kjo do të thotë se duhet të kemi një qasje të gjërsishme jo vetëm nga Qeveria dhe bizneset por edhe nga të tjerët dhe mendoj se edhe shoqëria civile edhe media kanë një rol për të ruajtur këtu. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim rolin e OEA edhe në vitin 2015", tha Jocobson.
Jocobson më tej tha se "shpresa e vetme për rritjen ekonomike të Kosovës, është zhvillimi ekonomik i udhëhequr nga sektori privat, gjë të cilën po e bënë OEA".
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, i cili foli për sfidat dhe të arriturat e kësaj ode që nga themelimi pohoi se OEA mbetet një zë i fuqishëm i biznesit në vend.
"OEA sot numëron 170 anëtarë. Gjatë tri viteve të fundit, është dyfishuar me numrin e saj të anëtarësisë. Anëtarësia ose bizneset që ne sot përfaqësojmë kanë një qarkullim të përbashkët prej 1.8 miliardë euro dhe punësojmë bashkërisht pak më pak se 25 mijë punonjës. Gjë që realisht na bënë një zë jashtëzakonisht të fuqishëm të biznesit në këtë vend. Gjithashtu, jemi krenarë që jemi organizata më e fuqishme e biznesit të huaj në vendin tonë", tha ai.
Ai përmendi edhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar bizneset amerikane, të cilat kanë ardhur në Kosovë, disa prej të cilave janë detyruar dhe të largohen si pasojë e një mjedisi të pafavorshëm për të bërë biznes.
"Ka pasur mos të them mijëra, atëherë së paku qindra biznese që i ofrohen numrit një mijë që kanë ardhur gjatë këtyre viteve në Kosovë. Por një pjesë e madhe e tyre për shkak të mjedisit të vështirë për të bërë biznes nuk kanë vazhduar edhe me tej që të jenë këtu. Ne jemi munduar që t'u ofrojmë atyre të gjitha shërbimet e nevojshme që ata të regjistrohen, të themelojnë biznesin e tyre dhe të vazhdojnë të mbesin këtu. Megjithatë, nuk është roli i një OEA tërheqja e investimeve, por është detyrë e Agjencisë për promovimin e investimeve dhe ministrive përkatëse", tha ai.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEA) është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare, e cila promovon mundësitë ekonomike dhe interesat e biznesit. OEA është një shoqatë udhëheqëse e bizneseve në Kosovë, me anë të së cilës udhëheqësit e biznesit bashkëpunojnë për përforcimin e klimës ekonomike të vendit.
E themeluar në 2004, është formalisht e akredituar nga Oda Ekonomike e Shteteve të Bashkuara (OEShB) në Ëashington, e cila e mundëson OEA të veproj si një urë lidhëse në mes të OESHB dhe bizneseve Kosovare. Gjithashtu, OEA është anëtare e Odës Amerikane në Evropë, që mundëson anëtarëve të saj lidhje të drejtpërdrejt në rrjetin e 18,000 kompanive Amerikane dhe Evropiane./KosovaPress/
/Shqiptarja.com