Faktori ndërkombëtar vazhdon të refuzojë që të ndërhyjë për zgjidhjen e ngërçit politik, i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson edhe një herë ka refuzuar që të japë ndonjë këshillë rreth daljes nga ngërçi, duke u shprehur se janë vetë liderët e partive politike në Kosovë që duhet ta gjejnë zgjidhjen, citon Agjencia KosovaPress.

"Zgjidhja është te zyrtarët e zgjedhur nga vota e popullit dhe shpresoj që këta do ta gjejnë një zgjidhje shumë shpejt. Unë e përkrah plotësisht procesin për konsultime, që po udhëhiqen nga presidentja", tha Jacobson.

Faktori ndërkombëtar që nga krijimi i dy blloqeve, koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, ka theksuar se nuk do të ndërhyjë për ta gjetur zgjidhjen, pasi kjo u takon vetë liderëve të Kosovës

ATSH