Jahjaga: Arrestimi, sulm mbi integritetin e vendit

Jahjaga: Arrestimi, sulm mbi integritetin e vendit
PRISHTINË - Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dënon arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia e Republikës së Serbisë, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve në Merdare, dhe e cilëson akt të papranueshëm dhe sulm mbi institucionin profesional policor.
“Shkelja e të drejtave të njeriut të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe posaçërisht cenimi i integritetit të institucioneve profesionale të Republikës së Kosovës, është akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Zyra e Presidentes kërkon nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të heqin dorë nga këto provokime dhe veprime arbitrare ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj dhe të lirojnë të gjithë ata që janë arrestuar pa arsye.
Gjithashtu nga Republika e Serbisë kërkohet që të respektojë marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe t’i zbatojë ato pa vonesë.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës i bën thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të kërkojnë nga Republika e Serbisë, që të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe të respektojë ligjet e normat ndërkombëtare për kufijtë ndërshtetëror dhe ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet