PRISHTINË, 30 Tetor/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim këngëtaren e mirënjohur, Shkurte Fejza, të cilën në 40-vjetorin e punës e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, për angazhimin dhe kontributin e dhënë në fushën e kulturës.
Sipas KosovaPress, Presidentja Jahjaga i uroi këngëtares Fejza suksese të mëtejshme në karrierën e saj profesionale.
Sipas një njoftimi të Presidencës, medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri e shërbim civil./m.m/