-Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës rreth incidentit të sotëm në Prishtinë-
PRISHTINË, 8 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm.
Presidentja Jahjaga thekson se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike.
Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre, bëhet e ditur në njoftimin e sapodërguar sonte nga Presidenca kosovare.
Grupi i tifozëve të Prishtinës "Plisat" ka mbajtur pasdite një protestë kundër dhunës ndaj protestuesve shqiptarë në Maqedoni./a.g/
/Shqiptarja.com