ZAGREB - Presdentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliç janë ftuar në 30 qershor dhe 1 korrik të marrin pjesë në ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në BE.

Pas refuzimit të Nikoliç për të marrë pjesë, nëse aty gjendet Jahjaga, është vendosur që pjesëmarrja e tyre të rregullohet me modelin “Gymnich”, ka njoftuar kabineti i kryetrait kroat Ivo Josipoviç.

Sipas modelit Gymnich në ceremoni nuk paraqiten simbolet shtetërore dhe emrat e shteteve, por vetëm emrat e pjesrëmarrësve.

“Meqë bëhet fjalë për një mëngjes pune joformal, ngjarja do të shënohet sipas formulës “Gymnnich”, kanë njoftuar mediat kroate, të cilave iu referohet "Koha Ditore".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)