PRISHTINE, 26 nentor/ATSH/. - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, iu tha pjesëtarëve të FSK-së se të gjithë 'besojnë në ju' për ta mbrojtur Kosovën dhe për të bashkëpunuar me aleatët strategjikë, ben te ditur KosovaPress.
"Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk ka alternativë, mbetet punë parësore për Kuvendin e Kosovës që sa më para ta votojnë formimin e saj në mënyrë që të kompletoje konstituimin e plotë te shtetit tonë", ka thënë ajo.
Jahjaga në manifestimi ushtarak "Ditës së Forcës", i cili po mbahet në Kazermën "Adem Jashari", tha se duhët ndërtimi më i shpjet i institucioneve për ta përmbushur detyrimin e tyre dhe duhet më shumë punë për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës. /a.ke/









