Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një letër presidentit të Këshillit Evropian, Herman von Rompuy, shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe shteteve të Quint-it, në të cilën shpreh shqetësimin lidhur me paralajmërimet e Republikës së Serbisë për të mbajtur zgjedhjet e saj lokale edhe në territorin e Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar këtë si shkelje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Presidentja në letrën dërguar ndërkombëtarëve thekson se tolerimi i këtij akti, të ndërmarrë nga Republika e Serbisë, gjithashtu rrezikon dialogun e ndihmuar nga BE-ja dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
(rg/shqiptarja.com)