Presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, këshilluan të premten vajzat e vogla në Kosovë, që të vazhdojnë arsimimin e tyre dhe të angazhohen sa më shumë drejt shkencës.
Sipas KosovaPress, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave të vogla më 11 tetor, Jahjaga dhe Jacobson u takuan me disa nxënës, të cilët prezantuan shkathtësitë e tyre në përdorimin e teknologjisë.
"Të investosh në 50% të shoqërisë, sepse femrat janë 50% e jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën, është investimi më i mençur. Sepse kjo çon drejt një zhvillimi të shoqërisë, drejtë zhvillimit të shtetit", tha Jahjaga.
Presidentja Jahjaga verejti potencial të jashtëzakonshëm edhe në ato fusha ekzakte, të cilat kanë qenë fushë tabu. Shoqëria kosovare, shtoi ajo, ka dëshmuar përmes iniciativave që të kontribuojnë në avancimin e rolit të gruas dhe veçanërisht të vajzave.
Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, u tha vajzave të vogla se edhe ajo beson që shumë nga to do bëhen shkencëtare të famshme. Jacobson theksoi se "Kosova është vend me shumë potencial dhe energji e për të arritur më shumë, arsimimi është shumë i rëndësishëm. Shpresoj se ju do të vazhdoni me mësimin në këtë fushë. Sepse edhe në SHBA edhe në Kosovë nuk kemi numër të barabartë të femrave dhe meshkujve sa i përket shkencës dhe teknologjisë dhe ne mund të përparojmë vetëm me kontributin e të gjithëve", tha ajo.
ATSH
/Shqiptarja.com