Jahjaga: Jo ndarje, jo zgjedhje serbe

Jahjaga: Jo ndarje, jo zgjedhje serbe
Në shënimin e njëvjetorit të marrjes së postit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga deklarohet se "Nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve apo popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe nuk do të ketë zgjedhje lokale serbe në territorin e Kosovës"

E emocionuar dhe me dridhje zëri presidentja tregohet e ashpër edhepse e zgjedhur nga një takim i shumëpërfolur kur ambasadori amerikan pati mbledhur Hashim Thaçin e PDK, Isa Mustafën e LDK dhe Behgjet Pacollin e AKR, këtë përvjetor, presidentja Jahjaga dha deklarata që nuk i kishte dëgjuar askush më parë.

Në një  takim me gazetarë ajo shprehet se “Zgjedhjet lokale (serbe) nuk do të mbahen në territorin e Kosovës. Ky është qëndrim zyrtar i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i përkrahur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kurse, ne si institucione të Republikës së Kosovës e kemi thënë dhe e përsërisim, se për shtetasit apo qytetarët që kanë dyshtetësi, është e drejtë, që është konform normave dhe standardeve të tjera ndërkombëtare dhe kjo do të bëhet duke i respektuar standardet tjera, të gjitha standardet evropiane”.

Ajo sygjeron Serbinë që të hap ambasadën e saj në Kosovë nëse duan të mbajnë zgjedhje.

 "Shteti fqinj i Serbisë, do të ishte më së lehti që ta ketë ambasadën dhe t'i realizojë këto zgjedhje”, ka theksuar presidentja Jahjaga.

Atifete Jahjaga, ish-pjestare e Policisë së Kosovës ishte emër i panjohur deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku u shkel kushtetuta dhe dha doreheqje Behgjet Pacolli. Pas futjes së vendit në krizë institucionale, një vit më parë u mbajt takim në lagjen Dragodan, në ambasadën amerikane dhe sipas dëshmitarëve ishte ambasadori Dell ai që sygjeroi emrin e saj.


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës