Jahjaga ka kërkuar vazhdimin e mandatit të EULEX

Jahjaga ka kërkuar vazhdimin e mandatit të EULEX
Baronesha Kethrin Eshton sot pritet t`i kthejë përgjigje zyrtare presidentes Atifete Jahjaga rreth kërkesës për mandatin shtesë të EULEX-it në Kosovë.

Në letrën e dërguar dje, presidentja fton për mandat shtesë EULEX-in në Kosovë, ku nuk përmendet rezoluta 1244, dhe ku sqarohen kompetencat e EULEX-it pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur. 

Në letrën e baroneshës Eshton, e cila sot pritet të arrijë te presidentja Jahjaga, ndër të tjera thuhet se pranohet ftesa për vazhdimin e përmbushjes së mandatit të EULEX-it në Kosovë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë. 

Eshton falënderon presidenten për përkushtimin në dhënien e ndihmës së nevojshme këtij misioni në kryerjen në mënyrë efikase të detyrave në tërë Kosovën, duke sqaruar se EULEX-i do t`i kryejë detyrat siç janë përcaktuar në veprimin e përbashkët të miratuar dhe të ndryshuar nga Këshilli i BE-së më 4 shkurt 2008. 

Eshton ka përsëritur se Kosova ka perspektivë evropiane sikurse i gjithë rajoni, dhe se gjatë përmbushjes së mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimeve evropiane. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi