Jahjaga-liderëve: Vendi është
në fazë kritike, krijoni institucionet!

Jahjaga-liderëve: Vendi është<br />në fazë kritike, krijoni institucionet!
PRISHTINE - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pas takimeve me udhëheqësit e partive politike ka thënë se vendi ka hyrë në një fazë kritike dhe se moskrijimi i institucioneve pengon funksionimin e shtetit.

Në njoftimin e bërë publik nga zyra e shtypi, Presidentja Jahjaga u ka bërë të ditur krerëve politikë, se shtyrja e zgjidhjes do të vështirësojë funksionimin e institucioneve të vendit si dhe do ta çojë vendin drejt një krize financiare dhe buxhetore.

Jahjaga, ka theksuar se është krijimi i institucioneve është një nevojë emergjente, për të përmbushur obligimet ndaj qytetarëve si dhe ato ndërkombëtare.

Në fund, Presidentja e Kosovës, ka kërkuar nga liderët politikë që të tregojnë maturi politike, të veprojnë në përputhje me kuadrin kushtetues si dhe të ofrojnë zgjidhjet që do të çojnë drejt ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe avancimit të proceseve demokratike.

jahjaga
jahjaga
jahjaga

Më poshtë njoftimi i plotë i lëshuar nga Zyra e Presidentes pas takimeve:

Presidentja Jahjaga vazhdoi takimet me liderët e partive politike parlamentare. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vazhduar sot takimet me liderët e partive politike parlamentare në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga takoi fillimisht kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, dhe më pastaj edhe kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi, kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti dhe kryetarin e NISMA-s, zotëri Fatmir Limaj.

Presidentja Jahjaga në takimet e veçanta me liderët politikë theksoi se Kosova ka hyrë në një fazë kritike të saj dhe moskrijimi i shpejtë i institucioneve do ta vështirësojë jetën e qytetarëve dhe do ta pengojë funksionimin e përgjithshëm të shtetit. Ajo tha se është nevojë imediate krijimi i institucioneve të vendit për të përmbushur obligimet që ka shteti fillimisht ndaj qytetarëve dhe obligimet ndërkombëtare që ka marrë.

Presidentja Jahjaga theksoi se shtyrja e zgjidhjes do të vështirësojë funksionimin e institucioneve të vendit si dhe do ta çojë vendin drejt një krize financiare dhe buxhetore.
Ajo kërkoi nga liderët politikë që të tregojnë maturi politike në këto çaste, të veprojnë në përputhje me kuadrin kushtetues si dhe të ofrojnë zgjidhjet që do të çojnë drejt ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe avancimit të proceseve demokratike.


jahjaga
jahjaga

Presidentja Jahjaga pret propozimet e partive për daljen nga kriza
Presidentja e Kosoves, Ahtifete Jahjaga do të presë sot propozimet e liderve të partive politike për daljen nga kriza institucionale. Kosova 4 muaj pas zgjedhjeve të pergjithshme ende nuk ka formuar institucionet Kushtetuese. Edhe séance e se enjtes ka pak gjasa që të mblidhet, pavarësisht mbledhjes së nënshkrimeve nga blloku i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje. PDK dhe partine e koalicionit te saj kane paralajmëruar se do të marrin pjesë vetëm në seancën që do të thirren nga kryesuesja e séances Flora Brovina.
 
Thaçi pak dite me pare kishte ftuar të gjitha partitë parlamentare të ulen dhe së bashku të gjejnë zgjidhje, duke parashikuar se negociatat ndër partiake do të krijonin rrethana edhe për lëshime e kompromise politike.
 
Ndërkohë, grupimi i partive te Bllokut që synojnë t'i ndërtojnë institucionet e reja pa e përfshire PDK-në në postet udhëheqëse, kanë mbledhur 62 nënshkrime duke kërkuar që seanca të thirret për të enjten. Mirëpo, aktualisht Kuvendi nuk ka Kryetar dhe as Kryesi. Flora Brovina u ka kërkuar partive parlamentare që të arrijnë nje marreveshje para se të thirret seanca konstituive e radhes.
 
Nga ana tjeter partive e bllokut pretendojne se séance mund te thirret edhe nga deputetet jo vetem nga kryesuesja. "Neni 66 i Kushtetutës flet edhe për mundësinë që Kuvendi të mblidhet vet. Po ashtu, e njëjta Kushtetutë sqaron që përmes 40 nënshkrimeve deputetët mund të thërrasin seancë të jashtëzakonshme”, shprehet deputetja e LDK, Vjosa Osmani.Thirrja e seancës pa Partinë Demokratike të Kosovës është parë si një mision i pamundur edhe nga analistët ne Kosove.
 
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën konstituive qe nga 17 korriku. Por kjo seancë mbetet e papërfunduar pasi që grupi më i madh parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, PDK-ja, nuk I ka votat per te zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Ndersa koalicioni paszgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, ndonëse ka krijuar një shumicë në Kuvend, nuk kanë gjetur ende nje hapësirë kushtetuese për të marrë këtë post dhe për t’i hapur rrugë më tej formimit të qeverisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës