Jahjaga: Lufta kundër korrupsionit
do të jetë pakompromis

Jahjaga: Lufta kundër korrupsionit <br />do të jetë pakompromis
PRISHTINE - Integrimi evropian i Kosovës, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe shtrirja e autoritetit në pjesën veriore të Kosovës ishin çështjet kryesore, mbi të cilat e vuri theksin presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalimin e saj vjetor.

Duke folur para ligjvënëseve të Kuvendit të Kosovës, Jahjaga theksoi nevojën për realizimin e reformave të brendshme me qëllim forcimin e shtetit dhe integrimin e tij në mekanizmat ndërkombëtarë.

Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, sipas saj, do të jetë e pakompromis.

“Ne kemi ardhur në një periudhë të historisë së shtetit tonë kur lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të bëhet e pakompromis dhe e fuqishme; kur fëmijët tanë që shtetin do ta kenë trashëgimi nga ne, nuk do të na pyesin për sakrificën tonë në luftë, por do të gëzojnë frytet e saj”, u shpreh ajo.

Karshi domosdoshmërisë për forcimin e sundimit të ligjit-si një nga parakushtet për avancimin e agjendës evropiane të vendit, presidentja Jahjaga, theksoi rëndësinë një unitet të brendshëm të skenës politikë të Kosovës.

Kjo, sipas saj, do të jetë e nevojshme për t’i tejkaluar problemet ekzistuese me Beogradin zyrtar në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Derisa i kërkoi Bashkimit Evropian që të flasë njëzëri për Kosovën, presidentja i bëri thirrje Serbisë “që të heqë dorë nga financimi dhe përkrahja e strukturave ilegale e kriminale në veri të vendit”.

“Kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të heqin dorë nga ndërhyrja brenda territorit të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Kjo kërkesë vazhdon t’i bëhet palës serbe, ndërsa pritet të zgjidhet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Procesi që kishte nisur në marsin e vitit të kaluar për t’u ngritur në nivel më të lartë në tetor të këtij viti, sipas Jahjagës, duhet të ketë për qëllim krijimin e mundësive që edhe në pjesën veriore të Kosovës të mbahen zgjedhjet lokale në kohën kur ato pritet të mbahen në të gjithë vendin.

Jahjaga iu drejtua në gjuhën serbe qytetarëve të komunitetit serbë-sidomos atyre në veri, me kërkesën që Kosovën “ta ndjejnë si shtet dhe atdhe të tyre”.

“U bëjë thirrje qytetarëve serbë-sidomos atyre që jetojnë në veri të vendit, ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovën e përbashkët”, tha ajo.

Marrë nga Evropa e Lirë
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren