TIRANË, 29 Shtator /ATSH- I. Vata/-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,i Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Presidentes Atifete Jahjaga, si dhe shoqërohet me një foto të Presidentes se Kosovës Jahjaga dhe Presidentit Basak Obama dhe zonjës së parë të SHBA-së, Michelle Obama.