Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen e Samitit të tretë “Women in the World”. Në samit ku po marrin pjesë afro 2000 pjesëmarrëse nga gjithë bota, do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me sfidat globale të shekullit XXI dhe rolin e gruas në çështjen e sigurisë dhe lidershipit.

 Në hapje të Samitit, Presidentja Jahjaga takoi ish sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright, me të cilën bisedoi për çështjet aktuale për Kosovën. Në hapje të konferencës, ish sekretarja amerikane e shtetit Albright e cilësoi ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë si të drejtë. 

Albright e përshëndeti pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në Konferencë dhe rikujtoi përkushtimin e administratës së ish Presidentit Klinton për t’i dhënë zgjidhje meritore çështjes së Kosovës. Në darkën solemne të shtruar Jahjaga u takua me drejtoreshwn e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 Ajo gjithashtu takoi edhe aktoren e njohur amerikane dhe njëkohësisht ambasadoren e vullnetit të mirë të OKB-së, Angelina Jolie, të cilën e ftoi që ta vizitojë Kosovën për të parë mundësitë e zhvillimit të kinematografisë në Kosovë.
/rg/shqiptarja.com/