Jahjaga nuk dorëhiqet

Jahjaga nuk dorëhiqet
Presidenca e Republikës ka sfiduar subjektet politike që e vunë në majë të pushtetit Atifete Jahjagën, e të cilat tash kërkojnë nga ajo që pa përfunduar mandatin të lëshojë rrugë për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kreut të shtetit – deklarimet në media t’i adresojnë në rrugë zyrtare, ka thënë për Koha Ditore, Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes.

"Jahjaga vetë nuk do të marrë kurrfarë iniciative dhe nuk do të dorëhiqet, as si akt për t’u lëshuar rrugë zgjedhjeve presidenciale" tha Vllahiu 

“Nuk ka nevojë që vullnetshëm të ‘lëshojë rrugë’ . Procedurat janë të qarta dhe duhet si në çdo rast tjetër të respektohet ligji dhe Kushtetuta”, i ka thënë “Kohës Ditore” Vllahiu.

“Nuk mundet presidenti i një vendi të deklarohet se ai është i gatshëm të dorëhiqet dhe të lëshojë rrugë sa herë ndërron raporti i forcave në Kuvend apo sa herë bëhen marrëveshjet dhe koalicionet e reja ndërmjet partive dhe subjekteve politike”.

Pastaj ka sfiduar subjektet politike që synojnë ta vënë në jetë pikën e marrëveshjes që ia ndërpret mandatin Jahjagës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Rama: Do përgatisim një program të posaçëm për mjekët specialistë që vijnë çift! Do i mbështesim me marrje shtëpie

Rama: Do përgatisim një program të posaçëm për mjekët specialistë që vijnë çift! Do i mbështesim me marrje shtëpie