Jahjaga: Nuk jap dorëheqjen
do të shkaktoja krizë

Jahjaga: Nuk jap dorëheqjen<br />do të shkaktoja krizë
Presidentja e Kosovës përsëriti sot qëndrimin se nuk do të japë dorëheqjen dhe se është përgjegjësi e liderëve të partive politike, që të gjejnë zgjidhje për marrëveshjen e tyre dhe se asaj nuk i lejohet të jap dorëheqje nga posti i saj si presidente.

:“Me dorëheqjen time nuk do t’i çoja proceset përpara dhe është në kundërshtim me marrëveshjen dhe me Kushtetutën. Do të krijoja krizë të re dhe të përsëritshme me atë që ishte më parë”

“Është çështje e partive politike apo subjekteve politike, nënshkruesve të marrëveshjes politike, që të gjejnë modalitetin, që të gjejnë unitetin në zbatimin e kësaj marrëveshjeje".

"Dorëheqja nuk është e paraparë as me marrëveshjen politike, e as më amendamentet e propozuara kushtetuese. Nuk është e paraparë as me reformën kushtetuese dhe zgjedhore. Unë jam e përkushtuar të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Jahjaga.  Këto komente presidentja i bëri pas takimit që pati me homologun e saj nga Shqipëria, Bujar Nishani.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi