PRISHTINE, 12 Dhjetor /ATSH/.- Presidentja Atifete Jahjaga përgëzoi sot Kryeministrin Isa Mustafa dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi për dorëzim-pranimin e detyrës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Jahjaga shkruan se "përgëzoj kryeministrin Isa Mustafa dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi për dorëzim-pranim të detyrës, dëshmi e një pjekurie shtetërore dhe institucionale".
Ish-kryeministri Hashim Thaçi, i dorëzoi sot detyrën partnerit të koalicionit bashkëqeverisës, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pas zgjedhjes në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në 8 dhjetor./k.s/