/ATSH.- Vendosmëria e Kosovës dhe rajonit drejt integrimit në BE është e palëkundur, theksoi Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
"Derisa shumë njerëz përgjatë dekadës së fundit në Evropë diskutojnë rreth qëndrushmërisë së politikës së zgjerimit, Ballkani Perëndimor ka qenë i unifikuar në aspiratën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si axhenda e vetme që na bashkon të gjithëve", theksoi Jahjaga.

"Ne si shtet, po edhe rajoni, sikundër edhe vetë Bashkimi Evropan, duhet ta avancojmë këtë persoektivë, si garante e vetme e progresit", u shpreh ajo.
Kuvendi i Kosovës mbajti seancën plenare të adresimit të Presidentes së Republikës Atifete Jahjaga me fjalimin vjetor para deputetëve.
Sot pasdite Kuvendi i Kosovës mban dhe një seancë tjetër, ku në axhendë është po ashtu vetëm një pikë - "miratimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare".