Jahjaga, Rikandidimi?
Ende heret per te folu

Jahjaga, Rikandidimi?<br />Ende heret per te folu
KOSOVE-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se është ende herët për të folur per rikandidim te saj. presidentja e Kosoves është rrëfyer mbrëmë në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga në Top-Channel.
E pyetur nëse do të rikandidojë për postin e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se është ende herët për të folur, kur Kuvendi s’ka votuar akoma ndryshimet kushtetuese që do të përcaktojnë zgjedhjen e presidentit nga populli, ashtu sikundër është propozuar nga komisioni i ngritur posacërisht për këto ndryshime.

Ndërkaq duke iu referuar zgjedhjes së presidentit shqiptar në muajin korrik, presidentja Jahjaga kishte një këshillë: atë që vendit i duhet një president i zgjedhur nga populli, më vullnetin e popullit.

Presidentja Jahjaga mbajti të njëjtin qendrim për zgjedhjet lokale serbe : Ato nuk do të mbahen në Kosovë dhe iu përgjigj negativisht edhe hipotezave që qarkullojnë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe në Kushtetutë shkruhet se nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnjë shteti. E kam thënë, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ndarje të Serbisë, nuk ka shkëmbim territoresh, popujsh. Duhet të respektohen të drejtat e secilit komunitet, s’ka as status të vecantë. Komunitetit serb s’do t’i pranonte këto. Zgjidhja e vetme është mbajtja e zgjedhjeve të lira e demokratike në 3 komuna në veri të Kosovës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitime që do t’iu përmbahen Kushtetutës së Kosovës. Zgjidhja është përmes pakos Ahtisari që ka përfunduar në të gjitha komunat e tjera të Kosovës”, deklaroi presidentja.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan