Jahjaga: Shqipëria dhe Kosova
do të bashkohen në BE

Jahjaga:  Shqipëria dhe Kosova<br />do të bashkohen në BE
PRISHTINE – Destinacioni i bashkimit të të gjithë shqiptarëve do të jenë në Bruksel, në kuadër të Bashkimit Europian. Çështja e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar dhe është koncept i shekullit të kaluar.

Me të tilla fjalë është shprehur dje për një media shqiptare, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Shqiptarët nuk arritën të krijojnë shtetin kombëtar në baza etnike”, tha ajo. “Tanimë, ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve, në politikat e integrimeve dhe në politikat e ndërtimit të bashkëpunimit dhe raportit të barabartë në mes të shteteve dhe në mes të popujve”.

”Sot populli shqiptar, kudo që jeton, jeton i lirë, në trojet e veta dhe qenia kombëtare nuk është e rrezikuar në asnjë moment.

Unë e kam thënë edhe herë tjetër dhe është qëndrim zyrtar dhe vullnet zyrtar, dhe vullnet i gjithë popullit dhe i gjithë qytetarëve që: Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dy shtete sovrane dhe të pavarura, të integrohen në BE.

Destinacioni i bashkimit të të gjithë shqiptarëve do të jetë në Bruksel dhe në kuadër të Bashkimit Europian.

Kufijtë nuk do të ndryshojnë, por do të jenë të hapur për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

Do të ketë ura bashkëpunimi, por kufijtë do të jenë të mbyllur për kontrabandën dhe krimin e organizuar dhe nuk ka rrugë tjetër”, përfundoi Jahjaga

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës