Jahjaga takon Thaçin: Të
vazhdohet dialogu me Serbinë

Jahjaga takon Thaçin: Të <br />vazhdohet dialogu me Serbinë
KOSOVE - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti dje në takim Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili e informoi për procesin e deritashëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe për axhendën e ardhshme të këtij dialogu.

Kryeministri Thaçi e falënderoi Presidenten për mbështetjen e plotë që po i jep procesit të dialogut, për rolin unifikues që po luan në këtë proces, për prezantimin e drejtë të kësaj çështjeje në skenën ndërkombëtare, për emërimin e Blerim Shalës koordinator politik me axhendë të qartë të harmonizimit të qëndrimeve të gjithë spektrit të Kosovës dhe të arritjes së unitetit për këtë proces shumë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidentja Jahjaga i dha mbështetje punës së qeverisë dhe të Kryeministrit në arritjen e marrëveshjeve konkrete ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, veçanërisht në arritjen e marrëveshjes në menaxhimin e integruar të kufijve, në mënyrë që dy vendet të arrijnë një standard europian të rëndësishëm në axhendën e integrimeve në Bashkimin Europian.

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ