Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga
PRISHTINË, 17 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ngushëlloi sot familjen Bokshi, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, akademik Besim Bokshi.
"Me dhembje e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, poetit e intelektualit të shquar, ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshi", thuhet në telegram.
Presidentja Jahjaga shprehet se, humbja e akademik Besim Bokshit, nuk është humbje vetëm për familjen Bokshi, por është humbje e madhe për kulturën, gjuhën shqipe, është humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi.
"Akademik Bokshi do të mbahet në mend për punën e tij dhe kontributin e vazhdueshëm për krijimtarinë dhe veprat gjuhësore, për kontributin e çmuar në fushën e albanologjisë si dhe për angazhimin dhe punën e tij për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve", thekson Jahjaga. Sipas saj, vepra dhe krijimtaria e akademik Besim Bokshit do të jetoje ndër mote duke shërbyer si motivim për studiuesit e rinj dhe për intelektualët e Kosovës./i.v//a.ke/











