Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Zagreb, ku pritet të takohet me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.
Siç ka njoftuar Presidenca kroate, temë e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet e dyanshme Kroaci-Kosovë, mbështetja për Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përmirësimi i raporteve ekonomike, situata në rajon, si dhe pozita e pakicës kroate në Kosovë dhe ajo e shqiptarëve të Kosovës në Kroaci.
Në përbërjen e delegacionit të Kosovës gjenden edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
E ndërkohë, kryeministri Thaçi ka udhëtuar dje për një vizitë zyrtare në Japoni, ku do të qëndrojë deri më 9 qershor.
Gjatë qëndrimit në Tokio, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda dhe me zyrtarë të lartë të shtetit japonez. Ai do ta vizitojë edhe Odën Japoneze të Ekonomisë dhe Industrisë. Fokusi i kryesor i të gjitha takimeve do të jetë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com