PRISHTINË - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në një takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Jahjaga thekson se "sot prita në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin diskutuam për axhendën evropiane të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, procesin e liberalizimit të vizave dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë".
"Prioritet i institucioneve të Kosovës mbetet thellimi i reformave dhe ne duhet të intensifikojmë punën për t'i realizuar synimet e parashikuara në kuadër të axhendës evropiane", shprehet Jahjaga./ATSH/