Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të interpretojë në Operan e Vienës në nga kryeveprat e Verdit, operën “Traviata”.

Por jaho nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të ngjitet në skenën prestigjoze të Operas së Vienës, së bashku me të do të performojë edhe tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu si dhe artistë të tjerë shqiptar në skenë dhe orkestër.  

ermonela jaho

Ka qenë vetë Jaho e cila ka ndarë me miqtë e saj në Facebook emocionet e kësaj premiere.

“Premiera e Traviatës në Opera e Vienës me kolegun tim bashkëatdhetar Saimir Pirgu dhe shumë kolegë të tjerë shqiptarë në skenë dhe orkestër.... ndihem si në shtëpi...,”-ka shkruar Jaho.

ermonela jaho

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)