Jahti i mbytur në Siçili, gjenden 2 trupa, njëri prej tyre është I një burri! Mes 6 të zhdukurve manjati britanik Mike Lynch dhe e bija

Jahti i mbytur në Siçili, gjenden 2 trupa, njëri prej tyre është I një burri! Mes 6 të zhdukurve manjati britanik Mike Lynch dhe e bija

Jahti në Siçili dhe kuzhinieri, trupi i të cilit u gjet dje

Ekipet italiane të kërkim-shpëtimit kanë gjetur dy trupa të pajetë brenda jahtit luksoz të fundosur të hënën pranë brigjeve të Siçilisë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ende nuk bëhet të ditura detaje se të kujt janë trupat e mbytur, ndërsa aktuslisht janë 6 të zhdukur, mes të cilëve ai që cilësohet si 'Bill Gejtsi' britanik Mike Lynch dhe e bija 18-vjeçare, Hannah. Ndërkohë disa pamje të publikuar në media tregojnë momentet e tornados, që dyshohet se është shkaku i mbytjes së jahtit.

Trupat, një i një burri "shumë të fuqishëm", janë gjetur pas dy dyshekëve. Prandaj, vdekjet e konfirmuara rriten në tre, pas zbulimit të hënën në mëngjes të trupit të kuzhinierit kanadez të Antiguanit Recaldo Thomas. Autoritet janë në kërkim të katër personave të tjerë të zhdukur.

Kërkimi për të zhdukurit në jahtin e mbytur vijojnë. Dhjetëra zhytës profesionistë po kryejnë kërkime deri në 49 metra thellësi. Gjatë gjithë mëngjesit, zhytësit në grupe prej tre vetash kontrolluan pjesën e brendshme të jahtit, në një thellësi prej 49 metrash.

Po ashtu roja bregdetare ka aktivizuar një robot i cili po kërkon rreth jahtit. Është një mjet nënujor i kontrolluar nga distanca (Remotely Operated Vehicle) i aftë për të operuar në një thellësi prej 300 metrash për 6 deri në 7 orë. Roboti është i aftë të regjistrojë video dhe të marrë imazhe të detajuara që do të ekzaminohen nga hetuesit.

Në përditësim...

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Me duart në pranga, i rrethuar nga policia, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari me tre identitete

Me duart në pranga, i rrethuar nga policia, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari me tre identitete