Disa ditë më parë në zonën e Patokut u gjet një jaht i braktisur për të cilin policia dyshonte si ishte i vjedhur.

Në lidhje me jahtin e braktisur është shoqëruar dhe marrë në pyetje një shtetas francez, i cili ka deklaruar se jahti është i tij.

‘Jahti është i imi dhe unë ndalova të takoj disa miq, por më pas pata probleme me karburantin’, ka deklaruar francezi në komisariatin e Lezhës.

Shoqërimi i shtetasit francez u bë pasi në jaht prokuroria gjeti një dokument që çoi në identifikimin e pronarit.

VIDEO/ Jahti i braktisur